Njeriu më i gjatë shpëton 2 delfinë

05/06/2011 17:20

Njeriu më i gjatë në botë i shpëton jetën dy delfinëve.

BBC thotë se gjigantit mongol, Bao Xishun iu kërkua ndihmë nga autoritetet në Kinë për të shpëtuar jetën e dy delfinëve pasi këta të fundit kishin ngrënë mjaft objekte plastike në një akuarium në Fushun, në veri-lindje të Kinës.

Përpjekjet për të nxjerrë jashtë stomakut të delfinëve me anë të instrumenteve të ndryshme kishin dështuar pasi ata kontraktonin aparatin tretës duke mos lejuar nxjerrjen e materialeve të dëmshme.

Xishun ka përdorur krahët e tij të gjatë duke kapur me dorë të gjitha materialet plastike në stomakun e delfinëve e duke u shpëtuar jetën atyre.

Bao Xishun mban rekordin Guinnes si personi më i gjatë në botë me 2.36 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA