Rooney: Kam bërë transplant flokësh

04/06/2011 16:55

Lamtumirë tullacllëkut! Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares angleze, ka konfirmuar se i është drejtuar një klinike të specializuar në Londër për të rifituar flokët.

“Konfirmoj për të gjithë mbështetësit e mi se i jam nënshtruar një transplanti flokësh. Po bëhesha tullac në moshën 25 vjeçare dhe thash: pse jo?”, theksoi Rooney.

Futbollisti anglez që është shprehur entuziast për rezultatin, e ka dhënë lajmin nëpërmjet Twitter, pasi të enjten ishte fotografuar në dalje të një klinike për vipat londinezë, Queen Anne Street Medical Centre, me një kapele bejsbolli në kokë.

Top Channel