Kriza rrezikon shkollat greke

04/06/2011 19:55

Me një shkrim kritik ndaj qeverisë “Papandreu” dhe konkretisht ndaj Ministrisë së Arsimit, gazeta greke “To Proto Thema”, vë në dukje se shkollat greke në Korçë dhe në Himarë rrezikojnë të mbyllen këtë vit për shkak të krizës ekonomike.

Sipas kësaj gazete, shkolla “Omiros” (Homeri) që funksionon për mëse një dekadë në mënyrë të sukseshme në qytetin e Korçës dhe ka në gjirin e saj, jo vetëm nxënës të minoritetit, por edhe nga ato familje që kërkojnë një cilësi të lartë mësimdhënieje, tashmë ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, për arsye se Ministria Greke e Arsimit nuk ka përmbushur detyrimet e saj financiar dhe pagesën e personelit të kësaj shkolle.

Gazeta ju referohet edhe zërave nga qyteti i Korçës që bëjnë fjalë përmbylljen e saj duke theksuar, se nëse nuk përmbushen detyrimet financiare, organet shqiptare do të ndalojnë funksionimin e saj.

Ndërsa thuhet madje se, shkolla myslimane që është hapur para dy vjetësh në këtë qytet dhe që financohet nga qeveria turke, është gati të presë gjithë nxënësit e shkollës greke, në rast mbylljeje të saj.

Ndërkohë organizatat minoritare dhe deputetë të Greqisë së Veriut i bëjnë thirrje ministres greke të Arsimit, Anna Diamantopulu, të veprojë sa më parë duke gjetur fondet përkatëse, qetë mos humbasë kjo përpjekeje shumëvjeçare në këtë qytet.

Probleme të ngjashme përballon edhe shkolla greke në Himarë, ku mësuesit janë të paguar prej fillimit të vitit, ndërsa nuk mungojnë edhe në këtë rast zërat për mbylljen e saj.

Shumë prej mësuesve, thuhet në artikull, kërkojnë vende pune në shkolla të tjera në Shqipëri apo në Greqi.

Top Channel