![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/bleterritesit_sd-800x450.jpg)
Ndonese bakteri E.Coli zyrtarisht nuk ka prekur vende te tjera te BE,
pervec zones se Hamburgut ne Gjermani, frika prej tij i ka kaluar
kufijte e shteteve duke bere qe edhe ne Shqiperi te ndikoje ne tregje.
Specialiste nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit shpjegojnë per te qetesuar te gjithe konsumatoret, se informacionet e qe mberrijne nga BE, nuk ia dedikojne kete bakter trangullit apo perimeve te tjera, por dhe se tregu shqiptar ka prodhim vendas.
Specialistet u kerkojne amvisave, qe te tregohen te kujdesshme me higjienen ne kuzhine, pasi larja e fruta perimeve apo lavapjates, e cila konsiderohet nje vend qe akumulon shume bakterie jane mjaft te rendesishme. Por nga ana tjeter ekspertet u kerkojne konsumatoreve te kene kujdes me produktet shtazore, si dhe me akullin qe serviret ne gotat e ujit ne lokale.
Specialistet rekomandojne qe qytetaret te tregohen te kujdesshëm dhe me higjienën personale ne larjen sa me shpesh te duarve.
Top Channel