30 mijë euro për shampanjën 200-vjecare

04/06/2011 10:20

Një shishe shampanje e tipit “Veuve Cliquot”, 200-vjecare, është shtiur dje për një shifër rekord prej 30 mijë eurosh.

Shitja është bërë në një ankand të organizuar në arqipelagun finlandez të Alandit, jo shumë larg nga vendi ku shishja u gjet, në një anije në fund të Balltikut.

Shampanja ishte pjesë e një arke shishesh të gjetur në korrik të vitit 2010, në anijen e mbytur mes viteve 1825-1830. Ndërkohë, blerësi i saj është nga Singapori.

Top Channel