Stërgjyshi me më shumë tatuazhe në botë

03/06/2011 16:10

Tomy Wells është njeriu me më shumë tatuazhe në Britaninë e Madhe.

69-vjeçari ka rreth 1 mijë vizatime në të gjithë trupin, duke përfshirë shputat e këmbëve, kokën, fytyrën, buzët madje edhe organet gjenitale.

Tashmë Wells, i cili është stërgjysh, ka vendosur të mos bëjë më tatuazhe të tjera për faktin e thjeshtë sepse nuk ka më vend në trupin e tij.

“Nuk do të bëj më tatuazhe sepse edhe ai pak vend bosh që kisha në pjesën e pasme të kokës është shfrytëzuar me një dedikim për gruan time që vdiq para 7 vitesh”, shprehet Tomy.

“Mu deshën 52 vite për të bërë kaq shumë tatuazhe dhe nuk jam penduar aspak. Nëse do të kthehesha sërish pas, do t’i bëja edhe një herë”, shton 69-vjeçari.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA