Shijak, arrestohet autori i krimit

03/06/2011 21:25

Uniformat blu kanë arrestuar mbrëmjen e sotme personin që gjatë pasdites vrau kushëririn e tij në fshatin Koxhas të Shijakut.

Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare, sipas të cilave shtetasi Pëllumb Guza u ndalua teksa ecte në këmbë pranë sektorit të Plepave, në Durrës.

Sipas burimeve, në momentin që i janë vënë prangat, Guza kishte me vete edhe armën e zjarrit me të cilën kishte kryer krimin.

Guza e qëlloi kushëririn e tij Tahir Guza, 50 vjec, pas një sherri për jonxhën që po korrnin në arrat përkatëse, saktësojnë burimet.

Top Channel