SHBA, bëhet publike skema e re ushqimore

03/06/2011 13:30

Është mbajtur sekret deri në momentin e fundit, por tashmë është bërë
publike skema e re ushqimore e amerikanëve që do të zëvendësojë
“piramidën” që amerikanët e kishin formuluar, duke u frymëzuar sipas
dietës mesdhetare.

Skema e re është pjesë e fushatës së sensibilizimit mbi ndalimin e obezitetit (që në SHBA godet një qytetar në katër), e kërkuar fort nga Michelle Obama.

Ka qenë pikërisht zonja e parë amerikane që e ka prezantuar sot në Uashington.

“Pjata” e re është e ndarë në katër pjesë, por jo në dimensione të barabarta: një është e rezervuar për frutat, një tjetër pak më e madhe për perimet (së bashku me frutat zënë gjysmën e hapësirës së disponueshme), pjesa e tretë i përket drithrave dhe pjesa e fundit është për ushqimet me proteina, e cila është dukshëm më e vogël se ajo e drithrave.

Më tutje gjendet një pjatë e vogël për të kujtuar nevojën për konsumuar edhe qumësht dhe nënproduktet e tij.

Top Channel