Basha përshëndet vendimin e Kolegjit

03/06/2011 23:15

Pak pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për anulimin e vendimeve të KQZ-së më datë 18 dhe 24 maj, kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp.

Basha para gazetarëve dhe mediave të pranishme përshëndeti vendimin e Kolegjit duke e quajtur atë si një fitore të demokracisë. Ai tha se ky vendim përputhet me leximin e cdo vote sipas ligjeve dhe Kushtetutës dhe ftoi qytetarët të tregojnë qetësi deri në certifikimin e plotë të rezultatit.

“E gjithë kjo betejë ka qenë që që zëri juaj të dëgjohej. Cdo votë duhet të lexohet sipas ligjit dhe Kushtetutës. Kjo është fitorja më e madhe. Falenderoj qytetarët për qetësinë e treguar gjatë procesit dhe të tregojmë qetësi deri në certifikimin e plotë të rezultatit”, tha Basha.

Pas vendimit të Kolegjit, dhjetra simpatizantë të Partisë Demokratike u mblodhën para selisë blu duke brohoritur për fitoren e Bashës.

Top Channel