ÇEZ, 27 mijë fatura me postë elektronike

03/06/2011 08:35

Rreth një muaj nga ofrimi i shërbimit e-bill, mësohet se të paktën 27 mijë konsumatorë kanë zgjedhur që faturën e energjisë elektrike të konsumuar ta shikojnë përmes internetit, me anë të postës elektronike.

Kompania “ÇEZ Shpërndarje” thotë se, klientët kryesisht janë nga Tirana dhe pjesa tjetër nga qytetet kryesore ku dhe përdorimi i internetit është më i përhapur.

E-bill është një shërbim i ri që kompania ÇEZ Shpërndarje u ofron klientëve të saj e që ka si qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimit.

Shërbimi e-bill mundëson shikimin dhe printimin e faturës online për çdo klient.

Veç kësaj online çdo klient mund të kontrollojë konsumin mujor të energjisë, ta printojë faturën, apo të shohë edhe historikun e faturave të tij deri në gjashtë muaj.

Top Channel