Shet veshkën për të blerë iPad2

02/06/2011 17:00

Një adoleshent kinez ka shitur veshkën e tij për të blerë një iPad2.

17-vjeçari Xiao Zheng nuk mund të përballonte dot blerjen e tabletit dhe iu përgjigj një oferte online që iu drejtohej njerëzve të shëndetshëm për shitjen e veshkës.

“Doja të blija një iPad, por nuk kisha paratë. U futa në internet dhe pashë një lajmërim për shitje veshke”, u shpreh adoleshenti për një televizion kinez.

Zheng kreu operacionin e rrezikshëm më 28 prill dhe mori rreth 2 mijë euro për veshkën e tij. Me këto para ai bleu një iPad dhe një iPhone.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e personave që kanë kryer këtë operacion.

Kjo çështje ka shkaktuar polemika në Kinë ku njerëzit ankohen se materializmi po shkatërron moralin e të rinjve.

 

Top Channel