Rankimi i universiteteve në Top Show

31/05/2011 23:30

Arsimi i lartë, problematika e tij, në vecanti ajo e rankimit të universiteteve në vend, ishte tematika e trajtuar nga specialistë të fushës të ftuar në panelin e Top Show këtë mbrëmje.

Bardhyl Musai, këshilltar i kryeministrit për arsimin, sqaroi procesin e rankimit të universiteteve në Shqipëri. Sipas tij, ky proces do të bazohet në tre elementë, renditja, klasifikimi dhe akreditimi.

Rënditja, tha ai, do të japë informacion për universitetet, klasifikimi do të merret me cilësinë e universiteteve dhe akreditimi si proces monitorues i cilësisë.

Zoti Musai tha gjithashtu se i gjithë ky proces do të kryhet nëpërmjet një projekti pilot në bashkëpunim me një kompani gjermane, e specializuar në këtë fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA