Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një kamarier në Londër ka marrë bakshishin më të madh të jetës së tij kur një futbollist i kampionatit anglez të futbollit i ka dhuruar orën e tij të me vlerë 41 mijë euro.
Sipas The Sun, Vedran Corluca, mbrojtësi i Tottenham Hotspur, pa se kamarieri nuk po ia hiqte sytë orës së tij të shtrenjtë dhe në moment e hoqi nga dora dhe ia dha për ta vëzhguar më nga afër.
Por, kamarieri u befasua kur në momentin që po admironte orën e zbukuruar me diamantë, futbollisti kroat i propozoi një shkëmbim orësh.
Kamarieri, i cili mbante një Seiko me një vlerë shumë më të ulët se ajo e lojtarit, mendoi se kjo ishte një shaka deri në momentin kur Corluca vuri në dorë orën Seiko dhe u largua nga restoranti duke i lënë dhuratën e shtrenjtë personit fatlum.
Top Channel