“Kung Fu Panda 2”, përçan Kinën

29/05/2011 16:05

Premiera e “Kung Fu Panda 2”, filmi i animuar që korri sukses me serinë e parë në vitin 2008, u  shoqërua me polemika në Kinë.

Ndërsa qindra persona u vendosën në radhë për marrjen e një biletë kinemaje për të parë filmin e DreamËorks, mijëra të tjerë zgjodhën bojkotin e tij duke thënë se filmi shtrembëron kulturën dhe traditat e popullit kinez.

Megjithatë, “Kung Fu Panda 2”, sipas kritikëve përmban më shumë elementë nga kultura dhe tradita e popullit kinez se sa “Kung Fu Panda 1”.

Top Channel