Policët detyrojnë të arrestuarën të zhvishet

26/05/2011 17:20

Një grup policësh në Meksikë kanë detyruar një vajzë të arrestuar që të zhvishej para tyre në këmbim të lirisë së saj.

Tashmë 15 oficerët e policisë, midis të cilëve edhe 3 femra, janë pezulluar pas publikimit të një videoje në të cilën vajza kërcen e zhveshur në prani të policëve të cilët qeshin dhe duartrokasin gjatë “shfaqjes”.

Gruaja ishte arrestuar së bashku me një shokun e saj për zotërim kartash bankare të vjedhura.

Video është regjistruar më 2 mars, por doli në dritë vetëm ditën e hënë, kur gazeta El Mexicano e publikoi në faqen e internetit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel