NASA “vendos” rekordin e distancës kozmike

26/05/2011 02:30

Teleskopët e NASA-s kapën disa imazhe të cilat shkencëtarët dhe astronomët e agjencisë hapsinore amerikane, pretendojnë se vijnë nga cepat më të largët të universit të njohur.

Në imazhe tregohet një super-shpërthim, i ngjashëm me atë të teorisë së Big Ben-it, por që ka ndodhur 520 milion vjet pas tij. Kjo, sipas NASA-s, do të thotë se dritës së cliruar nga super-shpërthimi i këtij ylli, i është dashur plot 13.14 miliard vjet për të arritur në Tokë.

Shpërthime të tilla, thonë astronomët e NASA-s, lidhen ngushtë me procesin e përfundimit të jetës brenda një sistemi.

“Me shumë mundësi ka qenë një yll shumë i madh, ndoshta 30 herë më i madh se Dielli”, deklaron shkencëtari i NASA-s, Antonino Cucchiara.

Pamjet janë kapur nga teleskopi Swift në muajin prill të 2009-s.

Top Channel