“Fidel Kastro mund të jetojë 140 vjet”

26/05/2011 01:05

Lideri kuban, Fidel Kastro mund të jetojë deri në 140 vjet, pavarësisht problemeve shëndetësore që ka patur vitet e fundit.

Kështu shprehet ish-mjeku i Kastros Eugenio Selman-Housein gjatë një seminari shkencor të mbajtur në Havana ditën e mërkurë.

Mjeku tha se, pavarësisht problemeve shëndetësore që “lider maximus” kaloi në vitin 2006-të, ai, që më 13 gusht mbush plot 85 vjec, aktualisht gëzon një shëndet të shkëlqyer dhe të qendrueshëm.

Në Kubë regjistrohen 1551 persona mbi moshën 100 vjecare, një përqindje kjo e konsideruar e lartë në raport me numërin e përgjithshëm të popullsisë që shkon pak më shumë se 11 milion banorë.

Top Channel