Ritakon babanë, përfundon në koma

25/05/2011 12:30

Një djalë 13-vjeçar senegalez kishte 9 vite pa takuar babanë e tij dhe kur më në fund e kishte përballë, emocioni i fortë bëri që të kalonte në gjendje kome.

Në momentin që djaloshi ritakoi prindin pati një arrest kardiak dhe Wali Ndiaye, burri afrikan i cili kishte disa vite që jetonte e punonte në Itali, u detyrua ta dërgonte menjëherë në spitalin e Savonës (Itali).

Tashmë djali është mirë dhe ka dalë nga spitali. Psikologët mendojnë se ky shok është shkaktuar nga stresi psikologjik që ka pasur djali në takimin me të atin që nuk e kishte parë prej shumë kohësh.

Top Channel