Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Qentë dhe macet kanë dicka të përbashkët, të paktën kur bëhet fjalë për të shuar etjen e tyre.
Deri tani mendohej se për të pirë ujë përdoreshin teknika të ndryshme, për felinët një lëpirje elegante, ndërsa për kaninët një lëpirje e rrëmujshme.
Por shkencëtarët kanë treguar se rivalët shtëpiakë përdorin të dy të njëjtën balancë delikate mes inercisë dhe forcës së rëndesës për të marrë ujin nga ena në gojën e tyre.
Kërkimi është publikuar në gazetën “Biology Letters”. Duke përdorur kamera të shpejtësisë së lartë, shkencëtarët filmuan një mace të racës Cutta-Cutta teksa pinte ujë.
Ata zbuluan se kur gjuha e kafshës binte në kontakt me sipërfaqen e ujit, lëngu ngecte atje. Më pas, kur ajo tërhiqte gjuhën e saj, krijonte një kolonë uji falë inercisë, që do të thotë se uji ka tendencë të lëvizë në drejtimin që tërhiqet.
I njëjti eksperiment i kryer tek një qen ka treguar se edhe kaninët janë po aq të sofistikuar sa macet kur bëhet fjalë për të pirë.
Top Channel