Vendimi KQZ, simpatizantë të PD-së festojnë në rrugë

24/05/2011 01:00

Menjëherë pas shpalljes nga KQZ të rezultatit zyrtar, mbështetës të PD, nisën të festojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Rezultati i KQZ-së nxjerr fitues për kryetar bashkie të Tiranës kandidatin e Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Ndonëse në një numër të vogël, përkrahës të mazhorancës me makina dhe flamuj festonin fitoren e kandidatit të Aleancës për Qytetarin.

Top Channel