“Rinumërimi, rezultati jo i vërtetë”

24/05/2011 00:10

Shqiptaro-amerikani, Mark Kosmo, doktor i shkencave ekonomike në  Boston, ish-ekonomist i Bankës Botërore, duke analizuar shifrat që  kanë  dalë  nga votimi në Tiranë dhe më pas nga rinumërimi i votave nga KQZ, hedh hije të  forta dyshimi për manipulimin e votave.

Zoti Kosmo thotë se në Tiranë votuan 250 mijë veta dhe rezulati paraprak  ishte gati 50 % për cdo kandidat. Por nga rinumërimi i votave në KQZ, rezultoi se kandidati Basha mori 67 % të votave të gjetura në kutitë e gabuara dhe Rama vetëm 32.4 përqind. Ky rezulat i ri sipas zotit Kosmo do të thotë që nga votat e kontesuara Basha mori dy herë më shumë vota se kandidati  Rama.

Zoti Kosmo në studim shtron 8 variante që kjo mund të ndodhë. Përshembull, sipas tij, ata që nuk dallojnë ngjyrën të jenë votues dy herë më shumë për Bashën sesa për Ramen, apo ata që kanë inteligjencë të ulët duke ngatërruar kutitë të jenë dy herë më shumë për Bashën sesa Ramën.

Por në këtë rast studimor zoti Kosmo, thotë që kjo ka pak gjasa të ndodhë pasi konkretisht nga 11 minibashki në Tiranë vetëm në 2 prej tyre, njëri prej kandidatëve mundi të marrë mbi 55 përqind të votave, pra një raport i ndryshëm nga ia që doli pas rinumrimit ku rezultati ishte 67 me 32 përqind.  

Nëse rezulati pas rinumërimti në KQZ do të jetë i vërtetë, atëherë kjo do të thotë, sipas zotit Kosmo, se vota është manipuluar, dhe kjo është e sigurt thotë ai sic është testi i një ADN-je, që ka vërtetësi 99 përqind.

Ky argument verifikohet duke parë edhe rezultatet sipas probabiliteteve. Në këtë rast studimor thuhet që zoti Basha ka mundësi të marrë  67 përqind të votave të rinumëruara,  kjo është një ngjarje që ndodh vetëm një herë në 200 milion.

“Është njësoj sikur të hedhësh një monedhë 256 herë dhe 173 herë rezultati të jetë kokë dhe kjo ndodh vetëm nëse monedha është e manipuluar” thote zoti Kosmo.

Duke analizuar edhe diferencën prej 90 votash në favor të zotit Basha pas rinumërimit të votave në kutitë e gabuara, zoti Kosmo thotë se kjo ka mundësi të ndodhë vetëm në intervalin nga 1 në 45.000 deri në 1 në 200 milion. Me fjalë të tjera, thuhet në këtë studim, këto rezultate, nëse vota u manipulua, u manipula aq shumë sa nuk është e besueshme, por mjaftueshëm për t’u zbuluar statistikisht.

Top Channel