Obama-Cameron “turpërohen” në ping-pong

24/05/2011 21:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, u bashkuan për një lojë ping-pongu në një shkollë të mesme në Londër.

Duket se lidhja amerikano-britanike nuk funksionon mirë pasi liderët u mundën nga dy 16-vjeçarë edhe pse e morën seriozisht lojën duke hequr xhaketat dhe duke përveshur mëngët.

Duhet thënë se Obama ishte më i përfshirë në lojë duke bërë çdo lëvizje me pasion, ndryshe nga Cameron i cili gjatë disa momenteve luante me një dorë në xhep.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel