Harrojnë vajzën 3-vjecare

24/05/2011 11:00

Pasi e kaluan të dielën në një piknik në shoqërinë e miqve dhe të
afërmve, një cift rumunësh janë kthyer në shtëpi duke harruar vajzën
3-vjecare larg shtëpisë.

Vetëm kur u kthyen në shtëpi në Romë kuptuan se e kishin lënë vajzën në rrugë, pasi në makinë ndodheshin vetëm katër fëmijët e tyre.

Vajza e vogël është parë të lëvizte e vetme nëpër livadhin në Pratoni del Vivaro, jo fort larg qendrës së Romës. Karabinierët e panë vajzën vetëm dhe e shoqëruan në komisariat për të kërkuar prindërit e saj.

Ndërkohë cifti rumun rrezikon që të paditet për braktisje të vajzës.

Top Channel