Vetëdorëzohet në polici Kostandin Xhuvani

23/05/2011 12:20

Vetëdorëzohet në polici Kostandin Xhuvani, djali i ciftit Gjergji dhe
Luiza Xhuvani, i cili akuzohet për vrasjen e një personi në shkurt të
këtij viti.

Sipas informacioneve të fundit, Xhuvani është dorëzuar në polici bashkë me armën e krimit, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim prej tre muajsh.

Në muajin shkurt 22-vjecari akuzohet se ka vrarë 26-vjecarin Alfred Musabelliu pranë qytetit Studenti, pas një grindjeje për motive të dobëta.

Top Channel