Rifillon mbledhja e KQZ, nisin debatet

23/05/2011 17:10

Sapo ka rifilluar mbledhja e KQZ, që sot pritet të japë rezultatin paraprak për Tiranën, pas numërimit të votave të kontestuara.

Mbledhja ishte ndërprerë me kërkesë të komisionerëve socialistë, të cilët kërkuan kohë për shqyrtim të dokumentacionit.

Ndërkohë, me nisjen e seancës pritet të rifillojë edhe protesta e deputetëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, që pretendojnë për vjedhje të fitores së kandidatit Edi Rama në tavolinë.

Paraditen e sotme KQZ publikoi në faqen e tij të internetit rezultatin paraprak jozyrtar të zgjedhjeve në Tiranë, që nxirrte fitues Ramën me 10 vota para Lulzim Bashës.

Top Channel