PS braktis kuvendin

23/05/2011 15:15

Përtej protestave para KQZ-së dhe atyre në qytete të ndryshme të vendit,
sic ishte paralajmeruar, Partia Socialiste ka nisur bojkotin edhe ndaj
kuvendit te Shqiperise. Rifillimi i punes ne komisione nuk i ka gjetur
deputetet e PS ne karriget e tyre perballe kolegeve te mazhorances.

Nje qendrim ky qe vjen si pasoje e situates se forte konfliktuale te krijuar pas rinumrimit te kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili sipas PS ne menyre te kundraligjshme ka ndryshuar rezultatin ne tavoline, nje rezultat qe per socialistet ishte vendosur nga votuesit.

Por sipas burimeve nga selia roze mospjesëmarrja ne komisione dhe kuvend eshte hapi minimal i asaj qe mund te ndodhe nese qeveria nuk do te terhiqet ne ate qe socialistet e quajne grabitje e votes se shqiptareve.

Nese qendrimi i mazhorances do te vijoje te jete i njejte atehere pervec protestave, burime prane Partise Socialiste bejne te ditur se opozita do te nderrmare edhe nje inisiative tjeter edhe me ekstreme. Deputetet e Partise Socialiste mund te lene te gjithe mandatin e marre ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009, e te njejten gje do te bejne edhe te gjithe kreret e bashkive apo komunave te zgjedhur ne 8 maj.

Ky vendin sipas burimeve ne PS vjen si pasoje e situates se rende te krijuar ne vend qe sipas tyre po kthen Shqiperine ne para vitet 90, ku kishte vetem nje parti ne pushtet e cila kontrollonte gjithcka. Ne kete situate amullie qe pritet te krijohet socialistet theksojne se do t’i bejne thirrje popullit per te dhene fund diktatures – sipas tyre – dhe per te rikthyer demokracine ne vend.

Top Channel