Provat kundër Metës

23/05/2011 20:10

Pas dy orësh, trupa gjyqësore në Gjykatën e Lartë, me relator gjyqtarin Medi Bici, vendosi ta bashkojë kërkesën e mbrojtësve të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta me cështjen e themelit ku zoti Meta është nën akuzë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Avokatet e Metës i kërkuan Gjykatës së Lartë papërdorshmëri të provave materiale, mes të cilave edhe ekspertimi teknik i teknicienit amerikan Glen Board, bërë ndaj video-regjistrimit Meta-Prifi, publikuar në emisionin “Fiks Fare”.

Dy avokatët mbrojtës kërkuan që Gjykata e Lartë të deklaronte të papërdorshme si prova materiale edhe dvd-në me ngjyrë të verdhë të sekuestruar në zyrat e redaksisë së “Fiks Fare”, usb-memorie elektronike dhe një lap-top.

Top Channel