Nga njëri breg në tjetrin

23/05/2011 18:45

Urat më të famshme dhe më me histori të Shqipërisë ka qenë në qendër të reportazhit të emisionit “Pasdite në Top Channel”.

Siç dihet, në një vend të përshkruar me aq shumë lumenj si ky yni, ura është një element i domosdoshëm që përmendet qysh në kohë të hershme. Legjendat e përrallat flasin për to, letërsia e piktura i shndërrojnë në subjekte, kohët moderne u referohen plot respekt.

Qytete e krahina të tëra shpesh e varin ekzistencën e tyre pikërisht tek këto ura. Të ndërtuara në kohë e teknika të ndryshme, ato mbërrijnë sot si kuriozitete të rralla duke na sjellë madje shpesh edhe emrat e ndërtuesve të tyre si kujtesë e punës krijuese të paraardhësve tanë.

Për më tepër, ndiqni kronikën.

Top Channel