Militantët dhe deputetët e PS, jashtë KQZ-së

23/05/2011 18:35

Deputetët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste janë grumbulluar para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar vendimin e tij për fletët e kontestuara.

Ashtu si dhe në ditët e mëparshme, ndërtesa zyrtare është e rrethuar nga forcat e policisë, të cilat kanë formuar kordonin e zakonshëm.

Prania e manifestuesve është e madhe. Në këtë tubim pritet të mbahen fjalime nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, që pretendon për fitoren e kandidatit të saj në Tiranë, Edi Rama.

Ditën e sotme KQZ publikoi në faqen e tij të internetit rezultatin paraprak jozyrtar të zgjedhjeve në Tiranë, që nxirrte fitues Ramën me 10 vota para Lulzim Bashës.

Top Channel