Kreu i ODIHR-it takim në KQZ

23/05/2011 15:00

Kreu i misionit të OSBE-ODIHR-it është takuar me drejtues të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve, ku sipas tij janë mbledhur të dhënat që do
shërbejne për raportin përfundimtar të vezhguesve.(UPDATE)

Takimi eshte zhvilluar ne seline e komisionit per rreth 40 minuta. Menjehere pas takimit pyetjes se Top Channel se cila ishte qellimi takimit dhe cfare u bisedua Stonestreet dha kete pergjigje: “Tema e bisedes që ne patëm kishte të bënte me rekomandimet që ne do të hartojmë, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e procesit elektoral. Sic edhe mund ta dini pas dy muajve nga mbyllja e procesit ODIHR do të japë raportin përfundimtarë së bashku me rekomandimet. Padyshim pikepamja e KQZ- është me shumë rëndësi në këtë proces pasi cdo proces në vecanti për sa i përket anës ligjore nuk duhet të ketë vetëm sygjerimet e partive politike. Gjithashtu edhe të atyre që merren me administrimin e zgjedhjeve përfshi shoqërinë civile dhe të tjerëve që janë të interesuar në proces”.

Dy dite me pare shefi ODHIR ne Tirane gjate nje interviste ne Top Channel deklaroi se i kishte kerkuar kryetarit te KQZ-s ti vihej ne dispozicion vendimi ne baze te cilit u zhvillua numerimi flete-votimeve,  te hedhura ne kutite e gabura, por nje vedim i tille tha Stonestreet nuk i ishte dhene. Ne e pyetem perserizotin Stonestreet nese gjate takimit me antaret e KQZ kishte kerkuar perseri pasjen e vendimit.

“Ne nuk biseduam për cështje që janë duke ndodhur me procesin elektoral. Takimi ishte tërësisht i orientuar tek tërësia e procesit elektoral në Shqipëri”, tha Stonestreet.

Per Jonathan Stonestreet duket se takimi me antaret e KQZ-s ishte i fundit ne kuader te drejtimit te ODIHR-it ne Tirane, pasi neser ai largohet nga vendi yne.

Top Channel