KQZ rifillon mbledhjen, pritet rezultati

23/05/2011 21:20

KQZ ka rifilluar para pak minutash mbledhjen e saj, ku sërish po diskutohet para se të merret vendimi për tabelat e KZAZ-ve dhe shpalljen e rezultatit paraprak.

Edhe në këto momente, komisionerët socialistë dhe ata demokratë po zhvillojnë diskutime mbi mënyrën e menaxhimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Ndërkohë, pak më parë simpatizantët dhe deputetët e Partisë Socialiste braktisën grumbullimin e tyre jashtë ndërtesës së KQZ-së, për shkak të shiut.

Ndërkohë, komisionerët nuk kanë miratuar kërkesën e PS për anulimin e ndërhyrjes së KQZ-së në tabelat zgjedhore të dorëzuara nga KZAZ-të.

Top Channel