KQZ publikon tabelën përmbledhëse

23/05/2011 23:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar tabelën përmbledhëse të zgjedhjeve të 8 majit për Bashkinë e Tiranës.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të fletëve të votimit të hedhura në 125 kuti të gabuara, KQZ publikoi se në zgjedhjet për Tiranën votuan 250 880 votues, të ndarë sipas kanditavë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, 124786, Edi Rama 124705 dhe Hysni Milloshi 1394 vota.

KQZ po vijon mbledhjen për miratimin këtij rezultati. Vendimi për këtë rezultat kundërshtohet nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste, të cilët thanë se KQZ nuk mund të marrë vendim për një cështje që ndodhet në gjykatë.

Përfaqësuesit socialistë gjatë gjithë procesit të numërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, kundërshtuan procedurat e ndjekura nga KQZ.

Top Channel