KQZ miraton tabelën e KZAZ-së 49

23/05/2011 21:40

KQZ ka miratuar para pak castesh, me kuotën 4-3, ndryshimet mbi tabelën e rezultateve të KZAZ-së 49.

Ndërkohë, votimi për tabelën përmbledhëse të Tiranës do të bëhet në orën 22:00.

Me kërkesë të administratës, kryetari Arben Ristani ka vendosur një ndërprerje të shkurtër deri sa të përfundojë përgatitja.

Ndryshimet në tabelën e KZAZ-së numër 49 u atribuojnë kandidatëve për bashkinë e Tiranës këto kuota: Edi Rama 19154 vota; Lulzim Basha 14491 dhe Hysni Milloshi 149 vota.

Gjatë paradites, KQZ shpalli në faqen e vet të internetit rezultatet paraprake jozyrtare, që nxjerrin fitues Edi Ramën me 10 vota para kandidatit Lulzim Basha.

Top Channel