KQZ mblidhet për Tiranën

23/05/2011 22:35

Në pritje të rezultatit për Tiranën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gjendur përpara një ndodhie që shumë vetë e kishin parashikuar kur nisi rinumërimi.

Socialistët akuzuan se në tabelat përmbyllëse të njësisë numër pesë ka me shume vota se sa votues.

Pavarësisht këtij fakti të rëndë, me votën e katër anëtarëve të mazhorancës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelën.

KQZ vijon mbledhjen edhe në këtë orë ku po zhvillohen debate për publikimin ose jo të tabelës përfundimtare. Përfaqësuesit ligjorë të opozitës kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi. Sipas tyre KQZ nuk mund të marrë vendim për një cështje e cila ndodhet në gjykatë për shqyrtim.

Pretendimit të përfaqësuesve socialistë, kryetari KQZ-së, Arben Ristani iu përgjigj se KQZ nuk mund të presë vendimin e gjykatës për një vendim që KQZ vetë se ka marrë.

Kërkesa për shtyrjen e vendimit u hodh në votim ku u rrëzua me katër votat e mazhorancës.

Top Channel