Kosovrasti: Procedurat ishin transparente

23/05/2011 17:45

Komisioneri demokrat në KQZ, Njazi Kosovrasti ka deklaruar se kolegët e majtë në këtë institucion po përpiqen ta kalojnë vendimin e Komisionit për fletët e kontestuara si akt normativ.

Duke hedhur poshtë pretendimet e tilla, Kosovrasti është shprehur se KQZ funksionon si një KZAZ dhe madje qëndron lartë saj.

Gjithashtu, Kosovrasti ka rrëzuar deklaratat për nevojën e shumicës së cilësuar në marrjen e vendimeve, duke akuzuar edhe komisionerët socialistë për mungesën e tyre.

“Gjatë këtyre ditëve KQZ ka qenë në rolin e një KZAZ-je superiore. Kutitë u hapën në prani të të gjithë publikut. Procedura ishte transparente”, ka pohuar Kosovrasti.

Top Channel