Fondacioni “Dritan Hoxha”

23/05/2011 16:20

Të rinjtë, ata që kanë ëndrrat dhe energjinë për të kryer misionin e
gazetarit, kanë qenë në fokus të konkursit vjetor, të iniciuar nga
Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha”.

Nje numer i madh studentesh kane dorezuar shkrimet e tyre, ne kete konkurs te pare, qe synon promovimin dhe inkurajimin e tyre.

“Një muaj më parë ne nisëm këtë konkurs, me dëshirën për të promovuar gazetarët e rinj, për t’iu dhënë kurajo atyre që nesër do të jenë gazetarët dhe drejtuesit e medias në Shqipëri. Pavarësisht kohës së shkurtër, jemi gjendur përballë një surprizë pozitive. Kemi marrë një numër të madh krijimesh, që i përkasin zhanreve të ndryshme të gazetarisë së shkruar, nga dhjetëra të rinj, nga të gjithë viset shqiptare”, tha Vjollca Dako, drejtore e Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”.

Por cili eshte fituesi i konkursit vjetor Dritan Hoxha? Ulkie Sinani, 21-vjecarja, nga qyteti i Bulqizes eshte fituesja, e cila ne shkrimin e saj qe do te publikohet edhe ne gazeten “Shqip”, ka sjelle nje reportazh mbi qytetin dhe minieren, qe ka sjelle shume vdekje dhe varferi.

“Jam shume e emocionuar, sepse nuk e prisja dhe jam shumë e nderuar mbi të gjitha. Ndaj mora pjesë në këtë konkurs sepse desha të provoja veten sa e aftë jam për të shkruar”, tha fituesja Sinani.
 
Ne kete konkurs kane marre pjese dhjetra te rinj, mes tyre edhe Aurora Koromani, e cila konkuroi me dy shkrime, për temën e gjakmarrjes dhe për sëmundjen e tumorrit të kokës.

Dritan Hoxha, sot kujtohet si gjeniu mediatik ,por edhe si njeriu qe dinte te shikonte pertej horizontit. Ai krijoi Top Median, ekranin qe i perket gjithe shqiptareve, te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonisë.

“Sot ne kujtojme 3- vjetorin e ndarjes nga jeta te Tanit, kujtojmë figurën dhe punën e tij, kujtojmë njeriun që u quajt nga të gjithë ‘gjeniu i medias shqiptare’. Media që Tani krijoi ka punuar dhe kontribuar për bashkimin e shqiptarëve dhe për promovimin e vlerave kombëtare. Në emër të Top Media-s dhe Fondacionit, falenderojmë komunen e Prishtinës kreun e komunës së Prishtinës Isa Mustafa, për dhënien e emrit Dritan Hoxha, një rruge ne qendër të Prishtinës. Faleminderit”, u shpreh Dako.

Dritan Hoxha, krijoi dhe punoi me shume pasion dhe dashuri, qe Top Media te ece mbi shinat e nje treni, qe kerkon te eksploroje projekte dhe endrra te reja, qe e kane burimit tek te rinjte.

“Themeluesi i këtij grupi mediatik Dritan Hoxha kishte një besim absolut tek të rinjtë. Suksesi ndoshta varet nga energjia dhe besimi që kishte te të rinjtë. Sot ka cmime plot për punët më të mira në gazetari, por jo për fillestarët. Inkurajimi i të rinjve është një vazhdim i traditës së nisur që në ditët e para”, tha Lutfi Dervishi, analist.

“Top Albania, Top Channel, Top Media u krijua nga një grup njerëzish të rinj me shumë idera, të avancuara për kohën që kanë rezistuar përgjatë gjithë këtyre viteve. Mendoj që rikthimi te të rinjtë, tek ata njerëz që kanë po ato pasione, është një kthim në një origjinë dhe u jep mundësi të rinjve që të shpalosin edhe ata talentin e tyre. Sot ka shumë të rinj të talentuar, që nuk kanë një mundësi ku ta shpalosin talentin e tyre. Kjo ishte një inciativë që i hap atyre një dritare”, tha pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi.

Ne kete ceremoni  te pare te  konkrusit vjetor te iniciuar nga fondacionit mediatik Dritan Hoxha kane marre pjese familjare, miq, gazetare dhe analiste .

Top Channel