Zbulimi historik i arkeologëve gjermanë

22/05/2011 15:40

Arkeologët gjermanë zbuluan mbetjet e trupave të njeriut, të cilat sic thonë ata, i përkasin epokës së bronzit, mbi 1200 vjet para Krishtit.

Mbetjet u zbuluan në shtratin e lumit Tollense në veri të vendit. Arkeologët gjetën mbetje të njerëzve, kuajve dhe mjete të tjera luftarake të kësaj periudhe.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte zbulimi i një kafke e cila ruante akoma shenjën e një frakture në kokë. Kjo frakturë, sipas arkeologëve është shkaktuar nga një mjet luftimi.

Kjo përforcoi teorinë e tyre se mbetjet i përkasin personave që kanë humbur jetën gjatë një beteje mes fisesh në këtë zonë.

Top Channel