Udhëtim në Corovodën malore

20/05/2011 19:20

Emisioni Pasdite në Top Channel ka “udhëtuar” këtë të premte në qytetin e Corovodës.

Është qyteti që jeton mes dy lumenjve, Osumit dhe Guakut, i vetmi në Shqipëri që ngrihet në deltën e tyre, njëra rrjedh nga Gradeci, ndërsa tjetra nga Hambulli.    
 
Pozicioni i ndërmjetëm i Corovodës ka ndikuar në tiparet social-ekonomike të qytetit. Territori i 7800 banorëve, me ngulmime të tilla që në lashtësi, i përshkuar nga rrugë të rëndësishme, ka njohur ritme zhvillimi të ngjashme me rajone të tjera ilire, arbërore e shqiptare.  
 
Qyteti shtrihet në brezare, mes një natyre të larmishme dhe komplekse. Rrjeti i luginave të lumenjve që përshkojnë kurrizin e kodrave bëjnë që njeriu të përjetojë brenda ditës zhegun e verës dhe freskinë e lartësive. E tillë është Lugina e Osumit, mes lartësive 200-300 dhe 500-600 metra mbi nivelin e detit. Me këtë panoramë, Skrapari mund të cilësohet edhe rrethi i kanioneve të mëdha. Monumentet e natyrës i gjejmë me emrin Kanioni i Osumit dhe ai i Gradecit. I pari është më i madhi në vend dhe me të drejtë quhet “Koloradoja e Shqipërisë”.

Për më shumë ndiqni kronikën.

Top Channel