Kutia e cigareve e kapitenit të Titanikut

20/05/2011 11:35

Një kuti cigaresh, dikur pronë e kapitenit të Titanikut, është shitur për 25 mijë stërlina në një ankand në Liverpul.

Kutia e prodhuar me dru are u zbulua nga një shërbyese që pastronte pluhurin në shtëpinë e shtetases angleze Hilary Mee, në Mersisajd.

Më pas, ajo u pikas nga ankandisti John Crane teksa ishte ftuar të vlerësonte një numër antikuariatesh.

Zonja Mee tha se nuk e kishte idenë se objekti kishte lidhje me anijen gjigande që u mbyt, edhe pse ndodhej në shtëpinë e saj prej 20 vjetësh.

Kutia mban medalionin-emblemë të kompanisë së anijeve White Star Line, si dhe inicialet e komandantit të anijes, Eduard John Smith.

Top Channel