I riu i paralizuar ecën me energji elektrike

20/05/2011 10:45

Një shtetas amerikan, që ishte i paralizuar nga gjoksi e poshtë pasi u
godit nga një makinë, është tani në gjendje të qendrojë në këmbë përmes
stimujve elektrikë të lidhur me shtyllën e tij kurrizore.

Rob Summers, nga Oregoni, tha teksa rrinte në këmbë me këmbët e tija se ishte ndjenja më fantastike që kishte provuar.

Tani, Rob mund të lëvizë me vullnetin e tij gishtat e këmbës, gjunjtë, nyjet, si dhe të ecë në rrugë, teksa mbështetet nga energjia elektrike.

Mesazhet nga truri që transmetoheshin përmes shtyllës kurrizore ishin bllokuar dhe Rob mbeti i paralizuar. Ndërsa tani, doktorët vendosën në shpinën e tij 16 elektroda, duke i dhënë atij mundësinë të lëvizë lirshëm.

I riu është stërvitur ditë pas dite për të qendruar në këmbë, për të ecur dhe për të lëvizur këmbët, teksa impulset elektrike kalojnë në shtyllën e tij kurrizore.

Top Channel