Nxirren staminale pluripotente nga veshkat

18/05/2011 16:55

Kërkuesit australian kanë nxjerrë për herë të parë qeliza staminale me karakteristika pluripotente si ato embrionale, nga qelizat e veshkës njerëzore.

Është një rezultat që i hap rrugën trajtimeve të reja për sëmundjet dhe shqetësimet nga më të mundshmet.

Sëmundjet kronike të veshkave, shkruan Sharon Ricardo i Universitetit Monash të Melbourne në “Journal of the American Society of Nephrology”, janë një epidemi në rritje dhe kërkimi ofron një mënyrë të re për të përballuar problemin.

Top Channel