E propozon për martesë në qendër tregtare dhe… refuzohet

18/05/2011 10:45

Një burrë romantik ishte munduar shumë për t’i propozuar të dashurës së tij për martesë.

Ai kishte zgjedhur unazën, kishte mësuar këngën që do i këndonte, kishte përgatitur fjalimin dhe e dërgoi vajzën e ëndrrave në vendin ku ishin takuar për herë të parë për ta propozuar.

Në një video të postuar në Youtube
, burri fillon fjalimin e tij para një fast-food-i në një qendër tregtare të Los Angeles. Ai i thotë vajzës se sa shumë e dashuron dhe i rendit arsyet se pse duhet ta kalojnë jetën bashkë.

Në këtë kohë afrohet edhe një kitarist që shoqëron fjalimin me një këngë romantike.

Por, vajza pasi e dëgjon, hedh një vështrim rreth e rrotull dhe ikën me vrap nga qendra tregtare. Njerëzit që po shihnin dhe po regjistronin në telefonat e tyre të gjithë skenën iu drejtuan zemërthyerit me fraza si “Kjo ishte e rëndë” apo “S’ka gjë, mos e vrit mendjen”.

Top Channel