Gjobë futbollistit për mbipeshë

13/05/2011 15:10

Trajneri i një ekipi futbolli në Kazakistan ka gjobitur një lojtar sepse kishte shtuar në peshë.

Pas një ndeshjeje të zhvilluar në kategorinë e parë të këtij vendi, trajneri i Shakhter Karaganda, Viktor Koumykov u ankua për kilet e tepërta të kapitenit të ekipit që ai drejton, i cili kthehej nga një dëmtim.

“Andrei Finontchenko (kapiteni) është rekuperuar nga dëmtimi, por nuk mund të luhet futboll me një peshë të tillë. Klubi e ka gjobitur në mënyrë që të marrin shembull edhe shokët e tjerë të ekipit”, u shpreh trajneri.

Top Channel