Zgjohet dhe flet me theks tjetër

12/05/2011 16:45

Të zgjohesh dhe të flasësh me një theks krejt ndryshe.

I ka ndodhur një gruaje amerikane me emrin Karen Butler. 56-vjeçarja nga Oregoni, para një ndërhyrjeje në dhëmbë kishte theksin klasik të veriut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, kur u zgjua nga anestezia ajo filloi të fliste si një hamall në portin e Dublinit. Theksi i saj i ri, me të cilin do t’i duhet të jetojë gjithë jetën tashmë, është tërësisht irlandez.

Kjo quhet sindroma e theksit të huaj dhe janë të prekur rreth 60 persona në botë. Shkaktohet nga një infarkt shumë i vogël që ndikon vetëm në një strukturë të zonës së trurit që është përgjegjës për gjuhën.

Top Channel