Lonely Planet “djeg” Londrën

12/05/2011 17:05

Pavarësisht historisë së Julia Roberts dhe Hugh Grant, Notting Hill nuk është më lagjia “cool” që ka qenë dikur.

16 milionë vizitorët që regjistrohen cdo vit nuk ndihmojnë dot në kthimin e lagjes së famshme londineze në “mbretëreshën” e Mbretërisë së Bashkuar.

Guida e re turistike Lonely Planet tregohet e pamëshirshme në vlerësimin e saj.

12 ekspertët e kanë “djegur” metropolin kryesor britanik dhe gjithë mbretërinë pasi është e mbushur me restorante dhe hotele shumë të shtrenjta.

Gjithashtu, ata vlerësojnë se atraksionet dhe industria turistike në tërësi nuk i japin shërbimin e duhur konsumatorëve.

Top Channel