Djalli i Tazmanisë drejt zhdukjes

12/05/2011 17:15

Djalli i Tazmanisë është i dënuar të zhduket, jo për faj të gjuetisë nga ana e popullsisë, por për shkak të mungesës së shumllojshmërisë gjenetike.

Me një ADN pothuajse identike me atë të popullsisë që është shkatërruar nga një tumor fatal infektues, marsupialët mishngrënës janë kthyer tashmë në “zombi”.

Ata po përhapin tumorin duke kafshuar njëri-tjetrin, pa pasur sistem imunitar që të mund t’i mbrojë.

Top Channel