Parashikimi i profetit, Roma në panik

11/05/2011 16:55

Mijëra banorë pritet të largohen nga Roma në ditët e ardhshme për shkak të frikës se qyteti do të goditet nga një tërmet shumë i fuqishëm.

Paniku është përhapur nga zërat se sizmologu Raffaele Bendandi, i cili ka vdekur në vitin 1979, parashikoi se qyteti do të shkatërrohet më 11 maj.

Autoritetet kanë insistuar se tërmeti nuk mund të parashikohet dhe përmes shumë programeve televizive kanë bërë thirrje për qetësi.

Ekspertët thonë gjithashtu se nuk ka asnjë bazë për realizimin e parashikimit të Bandandi-t, por shumë njerëz thonë se po largohen për të qenë më të sigurtë.

Deri tani raportohet se ka një numër të madh punonjësish të kryeqytetit italian që po përgatiten të braktisin punën.

“Do të shkoj t’i them shefit se jam i sëmurë dhe do ta marr ditën pushim”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” Fabio Mengarelli, me profesion banakier.

Top Channel