Kinë, lindin binjake me një trup

11/05/2011 10:00

Një grua në Kinë ka lindur dy vajza të cilat ndajnë të njëjtin trup.

Binjaket, të cilat kanë dy kokë, dy duar dhe dy këmbë, kanë lindur javën e kaluar me operacion.

Doktorët janë shprehur se është e pamundur të ndajnë vogëlushet edhe pse ato kanë dy shtylla kurrizore.

Prindërit e tyre, të cilët janë fermerë, mësohet se nuk kanë pranuar t’i mbajnë bijnaket për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike për t’i rritur.

Top Channel