Google fillon shërbimin e muzikës online

11/05/2011 16:15

Google, kolosi amerikan i internetit, ka filluar një shërbim të muzikës online, i disponueshëm fillimisht vetëm me ftesa.

Shërbimi i ri do të lejojë shkarkimin e një koleksioni muzikor për ta dëgjuar kudo.

Google Music Beta për momentin është falas dhe do të jetë i aksesueshëm nga celularët dhe tablet PC që funksionojnë me Android, ndërsa në kompjuterat personalë do të japë edhe mundësinë e krijimit të playlist-ave personale, do të ofrojë informacioni mbi këngët dhe muzika do të jetë e disponueshme edhe kur nuk je online.

Top Channel