Shtëpi-bunker në Poloni
09/05/2011 19:35
Një ekip arkitektësh ka menduar për të gjithë ata persona që kanë frikë nga fatkeqësitë natyrore.
Shtëpia e Sigurtë, e ndërtuar në Varshavë (Poloni), vetëm me shtypjen e disa butonave mbyllet duke u shndërruar në një bunker të vërtetë.
Ajo përbëhet nga mure metalikë të lëvizsshëm dhe nëse mbyllen, mënyra e vetme për të dalë nga shtëpia është një bodrum, edhe ai i fortifikuar.
Sikur të mos mjaftonte kjo, e gjithë prona është e rrethuar nga një mur i madh.
Top Channel